You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Shqipëria U-21 publikon listën, fitore e vogël ndaj Greqisë për talentin e Olimpiakosit

Shqipëria U-21 publikon listën, fitore e vogël ndaj Greqisë për talentin e Olimpiakosit

Shqipëria U-21 e ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit mars, ndërsa drejtohet nga Alban Bushi. Një fitore e vogël ka ardhur ndaj Greqisë, pasi është fituar talenti i Olimpiakosit, Bullari.

Ndërkohë Bushi i ka lënë derën hapur edhe sulmuesit të Panionosit, Durmishajt, që është ende në kohë që të kthejë vendimin.

“Ne kemi marrë Bullarin dhe duhet t’i çojmë këta lojtarë në Kombëtaren e madhe. Turqia ka cilësi të madhe, pasi investojnë te moshat. Nuk dua ta vazhdoj më shumë çështjen Durmishaj. Përderisa ende nuk ka luajtur me Greqinë, e ka derën e hapur te ne”, u shpreh Bushi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top