You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria U-21 ka 4 ndeshje pa humbje, këta lojtarë janë gati për kalimin në Kombëtaren A

Shqipëria U-21 ka 4 ndeshje pa humbje, këta lojtarë janë gati për kalimin në Kombëtaren A

Shqipëria U-21 ka marrë një tjetër fitore në miqësoren e sotme përballë Uellsit, me rezultatin 3-1. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, kishin fituar 2-1 me dopietën e Armando Brojës.

Sulmuesi i Chelseat e tundi rrjetën edhe në takimin e sotëm, së bashku me Bullarin dhe Malën. Në 4 ndeshjet e fundit, kuqezinjtë e Bushit kanë dy fitore dhe dy humbje. Madje dështimi i fundit me Turqinë në shtëpi, me rezultatin 1-2, ishte krejtësisht i pamerituar.

Kuqezinjtë shkëlqyen me lojën e tyre, duke u ndëshkuar vetëm nga fati. Tashmë ndalemi në pikën më të rëndësishme, sa prej këtyre lojtarëve janë gati për kalimin në Kombëtaren A? Sherif Kallaku është i padiskutueshëm, pasi e ka treguar se e bën diferencën me aftësitë e tij në grupin e U-21.

Mesfushori magjik rezultoi vendimtar me pasimet e tij edhe në ndeshjen e sotme. Për të vazhduar më tej, Marash Kumbullua është shumë afër kuqezinjve të Rejas, pa harruar edhe Esat Malën. Listën e mbyll Armando Broja, sulmuesi i Chelseat që e meriton më shumë nga të gjithë një ftesë të menjëhershme në Kombëtaren A, pasi ka realizuar thuajse në çdo ndeshje me U-19 dhe U-21. Ndërkohë që te Shqipëria e madhe vuajmë aq shumë për gjetjen e një goli dhe sulmuesi të mirfilltë, përse ta humbasim kohën më kot? /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top