You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Shqipëria të mos humb kohë, Armando Broja “del nga shinat” dhe shënon 3 gola me Chelsean

Shqipëria të mos humb kohë, Armando Broja “del nga shinat” dhe shënon 3 gola me Chelsean

Armando Broja vazhdon në një formë të jashtëzakonshme te Chelsea, ndërsa ka arritur të shënojë gjithmonë në takimet e fundit. Por në përballjen e sotme ndaj Leeds, sulmuesi shqiptar e ka tepruar disi.

Skuadra e të rinjëve të Chelseat fitoi me rezultatin e pastër 4-0, në përgatitjen përpara nisjes së sezonit. Takimi i zhvilluar në mëngjesin e sotëm mban si personazh kryesor Armando Brojan. Ky i fundit arriti të shënonte i vetëm 3 gola, për të mbyllur gjithë historinë.

Vetëm pak ditë më parë u raportua se Reja ishte duke e vëzhguar Brojan, për të marrë në Kombëtaren A gjatë ndeshjeve të shtatorit. E vetmja gjë që e pengon disi këtë futbollist është mosha e re, por në këtë formë që zotëron, edhe te kuqezinjtë nuk duhet të shohin kartën e identitetit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top