You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqipëria hedh vështrimin nga prodhimi vendas, Bogdani ndjek gjurmët e boshnjakut Mustedanagiç

Shqipëria hedh vështrimin nga prodhimi vendas, Bogdani ndjek gjurmët e boshnjakut Mustedanagiç

Përveç listës së publikuar nga ana e trajnerit Mustedanagiç për U-17 e Shqipërisë, në ditën e sotme është publikuar edhe ajo e U-19.

Grupi i lojtarëve që do drejtohet nga ana e Erion Bogdanit, do të luajë dy miqësore në Lushnjë dhe Elbasan, ndaj kundërshtarëve islandezë. Ajo që bie lehtësisht në sy te lojtarët e grumbulluar është fakti se ashtu si edhe trajneri boshnjak, po i jepet më shumë hapësirë lojtarëve që luajnë në Shqipëri.

Nga 28 lojtarët e ftuar nga ana e Bogdanit, 12 prej tyre janë pjesë e kampionatit shqiptar, shifër kjo që ka ardhur në rritje duke e krahasuar me kohët e mëparshme. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top