You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria e Dedes ka provë zjarri, i bie të luajë ndaj Greqisë dhe…Belgjikës organizatore!

Shqipëria e Dedes ka provë zjarri, i bie të luajë ndaj Greqisë dhe…Belgjikës organizatore!

Pak çaste më parë është hedhur edhe shorti i Kombëtareve U-19, për kualifikueset e kampionatit europian të 19-vjeçarëve. Djemtë e drejtuar nga Nevil Dede, duket se kanë një provë zjarri, pasi goglat i kanë rezervuar kundërshtarë shumë të fortë në letër.

Kështu kuqezinjtë gjenden në grupin e 4-të, ku do të kenë rivale ekipet si Greqia, Belgjika dhe Islanda. Mesa duket Shqipëria U-19, do të ketë edhe një sfidë tepër delikate, siç është ajo me Greqinë.Kujtojmë që ky turne do të zhvillohet në datat 13, 16 dhe 19 nëntor në Belgjikë.

Nëse flasim për mundësitë për një kualifikim të mundshëm në kampionatin europian U-19, UEFA ka bërë me dije se do të kualifikohen vendi i parë dhe i dytë. Gjithashtu vendi i tretë më i mirë i të gjithave grupeve, do të ketë fatin që t’u bashkohet skuadrave të tjera të kualifikuara. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top