You are here
Home > Kombëtarja U-21 > “Shqiperia.ch” publikon pamjet, shihni golat e Armando Brojës me sprintin e “Usain Boltit”

“Shqiperia.ch” publikon pamjet, shihni golat e Armando Brojës me sprintin e “Usain Boltit”

“Shqiperia.ch” publikon pamjet e golave të Shqipërisë U-21, që fitoi në miqësoren e djeshme me rezultatin 2-1 ndaj Uellsit. Të dyja realizimet kanë ardhur nga ana e sulmuesit të Chelseat, Armando Broja.

I futur në fushën në pjesën e dytë, ky futbollist do të vendoste edhe historikun e ndeshjes. Nuhatje e jashtëzakonshme në portën kundërshtare, por ndaj Uellsit vërehet edhe një cilësi tjetër e Brojës. Bëhet fjalë për sprintin e jashtëzakonshëm të këtij sulmuesi, që dukej sikur të ishte “Usain Bolti” me shpejtësinë ndaj kundërshtarëve.

E gjitha kjo u vu re më së tepërmi në golin e parë, atje ku i është lënë targa mbrojtësit të Uellsit, pavarësisht sesa pëparësi kishte në kontrollin e topit. Kjo panoramë u përsërit edhe në golin e dytë, atje ku Armando Broja do të gjente rrjetën, duke rrëmbyer një top pas pasigurisë së rivalit. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top