You are here
Home > Kombëtarja > “Shqiperia.ch” mëson formacionin e Kombëtares, ka ndryshime vetëm në mbrojtje

“Shqiperia.ch” mëson formacionin e Kombëtares, ka ndryshime vetëm në mbrojtje

Vetëm një ditë na ndan nga takimi më emocionues i këtij viti, atje ku Shqipëria do të përballet në Turqisë. Kjo ndeshje do të luhet në Shkodër, ndërsa pritshmëria është e madhe për një rezultat pozitiv.

“Shqiperia.ch” ka mësuar formacionin e mundshëm të Kombëtares, që pritet të zbresë nga minuta e parë ndaj turqëve. Në portë nuk ka vend për shumë dyshime, sepse Berisha është çështje e mbyllur pas përjashtimit të Strakoshës.

Te mbrojtja duhet të ndalemi, pasi aty ka edhe disa ndryshime. Mbrojtësit të Atalantës, Gjimshitit, do t’i bashkohet përfundimisht lojtari më në formë në Kroaci, Ardian Ismajli. Dy siguri të mëdha duken për prapavijën këta lojtarë, që në klubet e tyre janë thjeshtë të pakalueshëm.

Në të djathtë, Hysaj gjithashtu nuk lë vend për shumë diskutime. Por në të majtë kemi balotazhin e vetëm deri tani, atje ku Veseli lufton me Alijin për një vend titullari. Për momentin, futbollisti i Empolit është disi më i avantazhuar se mbrojtësi i Dinamos së Bukureshtit.

Mesfusha i besohet “tre tenorëve”, Kaçe-Xhaka-Abrashi. Krahët e sulmit do të jenë Grezda dhe Uzuni, ndërsa Sadiku duhet të bëhet gati vetëm të dërgoj topin drejt rrjetës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top