You are here
Home > Kombëtarja > “Shqiperia.ch” e kishte paralajmëruar, Vrushaj dhe Pavlidis bëjnë bashkë gati valixhet për Greqi

“Shqiperia.ch” e kishte paralajmëruar, Vrushaj dhe Pavlidis bëjnë bashkë gati valixhet për Greqi

Pas Durmishajt që zgjodhi Greqinë, ishte rradha e Vrushajt që të ndiqte të njëjta hapa. Faktikisht, futbollisti i Willemit II e kishte bërë më herët këtë zgjedhje, por ekzistonte mundësia e bashkimit me Shqipërinë.

Kuqezinjtë i kanë bërë ofertë konkrete këtij lojtari për t’u bashkuar me grupin tonë, por Vrushaj refuzoi për të zgjedhur sërish helenët. Së bashku me shokun e tij grek te Willem II, Vangelis Pavlidis, sulmuesi shqiptar përgatitet për Greqinë U-21, pasi emri i tij gjendej në atë listë.

Por “Shqiperia.ch” e kishte paralajmëruar këtë situatë disa kohë më parë, pasi ishin vetë fjalë e lojtarit tjetër grek, Pavlidis, që linin të nënkuptohet shumë për zgjedhjen e Vrushajt. “Nuk jemi vetëm ne, këtu ka shumë lojtarë grekë që luajnë në Holandë. Kjo është një gjë e mirë edhe për vetë Kombëtaren tonë.Do të doja të shkoja në finalen e Kupës së Holandës, të shkonim në Europian me Greqinë dhe përse jo, një kalim i imi në “Premier League”, shprehej duke qeshur Pavlidis, teksa jepte një intervistë së bashku me Vrushajn. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top