You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëri-Kosovë në Letzingrund, zviceranët shtrojnë 5 pyetje për “vëllazëroren”

Shqipëri-Kosovë në Letzingrund, zviceranët shtrojnë 5 pyetje për “vëllazëroren”

Gazeta zviceriane Blick, ka bërë një artikull, ku shtron 5 pyetje dhe jep përgjigjet përkatëse, për ndeshjen që Shqipëria do të luajë ndaj Kosovës, në Zvicër.

kombetarja shqiptare

1.Pse luhet ndeshja në Zvicër?

Zvicra është një arenë fitimprurëse për ndeshjet ndërkombëtare. Nuk është koincidencë që kombëtare të mëdha si Spanja, Brazili apo Portugalia i luajnë aty ndeshjet. Sot aty ka shumë tifozë, pasi rreth 250 mijë shqiptarë jetojnë në Zvicër, që pritet të prodhojnë një atmosferë festive.

2.A mund të thotë dikush se është një “ndeshje testuese” ?

Të dy vendet nuk e urrejnë njëri-tjetrin, përkundrazi. Ata kanë të njëjtën kulturë dhe flasin të njëjtën gjuhë. Nuk flitet për një “duel mes vëllezërish”. Edhe të dy trajnerët e dinë këtë gjë, por sigurisht do të luajnë për fitore.

3.Sa “Zvicër” do të ketë në Letzingrund sonte?

Ndeshje e sotme nuk është speciale vetëm për tifozët, por edhe për shumë lojtarë. Ajeti, Gjimshiti, Veseli, Lenjani dhe Lika, kanë një lidhje me Zvicrën, nga lojtarët që janë në ekipin shqiptar. Tek Kosova, Fidan Aliti, Jetmir Krasniqi, Arbenit Xhemajli, Dren Feka dhe Gjelbrim Taipi po ashtu. Edhe trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, është trajner i Kosovës që nga marsi 2018.

4.Kosovarët lujnë për Shqipërinë?

Pothuajse gjysma e lojtarëve aktualë në skuadrën e Shqipërisë kanë rrënjë kosovare. Kjo sepse Kosova është anëtarësuar vetëm në 2016 në FIFA. Gjithashtu, Kosova ka 8 lojtarë që kanë luajtur më parë për Shqipërinë, para se të ndërronin fanellën pasi Kosova u pranua në FIFA.

5.A ka ende bileta, dhe nëse po, ku?

Ka ende edhe pak bileta para fillimit të ndeshjes. Ato mund të porositen online, por gjithashtu mund të blihen edhe në hyrje të stadiumit të Letzigrundit.

/Panoramasport

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top