You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shqetësime vetëm për Ujkanin dhe festë për Kosovën, portieri i Sitit është gati të marrë…”çelësat”

Shqetësime vetëm për Ujkanin dhe festë për Kosovën, portieri i Sitit është gati të marrë…”çelësat”

Duket se përfaqësuesja e Kosovës mund të jetë e qetë tashmë, përsa  i përket gardianëve të portës. Kujtojmë që pak ditë më parë FIFA, nuk po mundte të federonte portierin që është pjesë e Mançester Sitit, Arianet Muriqi, kjo për shkak të dekumentacionit. Kjo gjë ka mbajtur në ankth kampin dardanas përsa i përket portierit, pasi shihet si e ardhmja e portës së Kosovës.

Ditën e sotme organi më i lartë drejtues së futbollit botëror, ka federuar lojtarin duke i dhënë Muriqit të gjithë të drejtën për të qënë pjesë e Kosovës dhe të jetë në fushën e blertë me fanellën dardanase. Arjaneti Muriqi tashmë është pjesë e Kosovës, ku pritet që çdo gjë të marrë fund në debutimin e tij të parë në një ndeshje zyrtare me këtë  përfaqësuese.

Tashmë duket se Samir Ujkani ka një konkurent tepër të fuqishëm përsa i përket vendit të titullarit tek përfaqësuesja dardanase. Muriqi është vetëm 20-vjeç dhe ka luajtur me gjigandët anglez të Mançester  Sitit në 4 sfidat e kupës që kanë patur këtë sezon, duke mos pësuar asnjë gol. Ky fakt përsa i përket pjesës së portierëve, trajneri Shaland duhet të jetë i qetë, pasi këtë gjë duket se e ka siguruar për disa vite me rradhë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top