Shortit tregohet i pamëshirshëm me Xhakën, Bazeli kundër gjigantëve anglez…

Uefa Champions League ka hedhur shorti e 1/16 sot në orën 12:00 ku janë përcaktuar tetë përballjet e rradhës në këtë kompeticion.

Bazeli i Taulant Xhakës nuk ka qenë shumë me fat këtë herë në përcaktimin e kundërshtarit. Zviceranët do të kenë përballë në këtë fazë me gjigantët anglez të Manchester City.

Një takim mjaft i vështirë për Xhakën ku padyshim të besuarit e Pep Guardiolës janë shumë herë më favorit. 

Jo pak surpriza ka pasur edhe me skuadrat e tjera ku nuk mungojnë përballje titanësh. Ndër do spikat Real Madrid kundër PSG.

Më poshtë të 8 ndeshjet që priten të luhen.

Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

About the author