You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shorti me Kosovën, Bushi: Luajmë kundër 3-4 lojtarëve që duhej të ishin me Shqipërinë

Shorti me Kosovën, Bushi: Luajmë kundër 3-4 lojtarëve që duhej të ishin me Shqipërinë

Shqipëria e U-21 e ka mësuar shortin e kualifikueseve të Europianit, teksa do të ketë edhe një përballje të veçantë, atë ndaj Kosovës.

Për herë të parë në një takim zyrtar, kuqezinjtë do të masin forcën e tyre ndaj dardanëve. Trajneri i Shpresave tona, Alban Bushi, ka komentuar edhe hedhjen e shortit. Tekniku shqiptar është shprehur se do të kërkojë nga lojtarët e tij të njëjtën agresivitet, ashtu si edhe në takimet e tjera.

Ndërsa në përfaqësuesen e Kosovës, ndodhen 3-4 lojtarë që duhej të gjendeshin te Shqipëria në këtë moment, kjo e pohuar edhe nga vetë Bushi.

“Ndjenjë e mirë që na ra Turqia në grup, me trajnerin e tyre jam mik. Kosovën e prita si çdo ekip tjetër, do luhet fort. Janë 3-4 lojtarë që kanë zgjedhur Kosovën para nesh. Na thanë se do vinin me ne, por më pas vendosën ndryshe. Gjithsesi është zgjedhja e tyre.

Ndeshja me Kosovën? E ashpër nuk diskutohet, jam unë i pari që kërkoj ashpërsi ndaj çdo ekipi. Nuk e kërkoj vetëm kundër Kosovës. Është si ndeshjet e tjera dhe duhet fituar.

Kualifikimi? Çdo gjë mund të ndodhë. Përveç Anglisë, që do të dalë në vend të parë. Por prapë nuk i dihet. Edhe Spanja na mundi në fund. Kemi një grup të mirë dhe shpresojmë të luajnë me ekipet. Duam që edhe Vrioni të vijë me ne. Do jetë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edicionin e shkuar. Shqipëria do të jetë një ekip shumë i fortë, madje edhe për Anglinë”, u shpreh Bushi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top