You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Shko dhe thyeja këmbët”! Për të vënë duart në kokë, kultura që lë mbrapa Shqipërinë (VIDEO)

“Shko dhe thyeja këmbët”! Për të vënë duart në kokë, kultura që lë mbrapa Shqipërinë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë në fushën e futbollit ka bërë jehonë së fundmi nga mediat e Kosovës. Pikërisht në këtë trevë të Shqipërisë, ka ardhur një ndërhyrje në futbollin e femrave, që është për të vënë duart në kokë.

Teksa një futbolliste ishte duke e mbajtur për shumë kohë topin në zotërim, pëson një goditje nga rivalja e saj, që shkonte përtej sportit. Aspak e interesuar për topin dhe shumë për t’i thyer këmbën rivales. Padyshim që në momente të tilla futbolli është i fundit që intereson, pasi rrezikohet jeta e personave të caktuar dhe ndëshkimi duhet të jetë më i rëndi i mundshmi.

Por nuk mbaron këtu, pasi ajo që dhemb edhe më shumë, është kultura e munguar në Shqipëri. Pa marrë parasysh trevën, pasi probleme të tilla i hasim shpesh në vendin tonë. Gjatë videos që do të shihni më poshtë, dëgjohet edhe një zë i tretë nga dikush(trajner, stafi, bashkëlojtare apo tifoz), që i sygjeron protagonistëve në fushë skemën: “Shko dhe thyeja këmbët”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top