You are here
Home > Kryefaqja > Shkëndija në “Champions League”, në turin e dytë e pret një kundërshtar ferri

Shkëndija në “Champions League”, në turin e dytë e pret një kundërshtar ferri

Shkëndija e Tetovës e ka fituar transfertën e parë në “Champions League”, duke mundur Kaljun me rezultatin 0-1. Sigurisht që gjithë loja e bërë nuk tregohet në shifrat e ndeshjes, pasi duhej të ishte edhe më i thellë.

Tashmë kualifikimi mbetet vetëm një çështje ditësh, sepse Shkëndija i ka mësuar tifozët shqiptarë me faktin se nuk di të bëj zhgënjime, të paktën jo kur ajo është favorite në Europë. Situata do të vështirësohet dhe do të kaloj në një tjetër nivel në turin e dytë. Pasi të mbyllet historia me Kaljun, ekipi i Tetovës do të përballet me Celtic.

Kampionët e Skocisë kanë fituar në transfertë me rezultatin 1-3 ndaj Sarajevos, duke mos i lënë asnjë shpresë kundërshtarit. Padyshim që flitet për një skuadër me histori të madhe në Skoci dhe Europë, me shanset që këtë herë nuk flasin shumë në favor të Shkëndijës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top