Shkëndija mund Skopjen si mysafir, pak “tension” por tetovarët udhëheqin kampionatin

Shkëndija ka mundur ekipin Skopje 1-2 në Autokomandë të Shkupit me golat e Besart Ibraomit dhe Ferhan Hasanit.

Një ndeshje jo e lehtë parashikohej dhe ashtu doli me Skopjen që kaloi në avantazh pas një goditje dënimi të Mishevskit.

Shkëndija pas golit të pësuar ka kërkuar me ngulm barazimin i cili ka ardhur në fundin e pjesës së parë me Ibraimin.

Në pjesën e dytë ka qenë assisti i artë i Abdurahimit për kapitenin Ferhan Hasani i cili me portën bosh shënoi për 1-2.

Shkëndija vazhdon të udhëheq kampionatin maqedonas, ndërsa pas tetovarëve vijnë Akademija Pandev dhe Vardari. /Shqiperia.ch


About the author