You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkëndija e Tetovës i jep edhe goditjen e fundit Vardarit, nuk ka më rivalitet mes tyre

Shkëndija e Tetovës i jep edhe goditjen e fundit Vardarit, nuk ka më rivalitet mes tyre

Shkëndija e Tetovës ka marrë frenat e kampionatit në Maqedoninë e Veriut prej dy sezonesh, duke mos e njohur rivalitetin me Vardarin. Megjithëse këta të fundit kishin dominuar prej disa kohësh, tashmë ia kanë hapur tërësisht rrugën ekipit shqiptar.

E njëjta situatë do të pasqyrohet edhe në sezonin e ardhshëm, pas goditjes së fundit që ka marrë Vardari. Sipas asaj që raporton “Infosport.mk”, Shkëndija ka marrë një goditje të madhe në merkato, duke mbyllur marrëveshjen me lojtarin më të mirë të rivalit të përjetshëm.

Bëhet fjalë për Huan Felipen, që provoj edhe një aventurë te ekipi i njohur nga Kazakistan, Kairait. Me 27 gola dhe 23 asist në kampionatin maqedonas, padyshim që Felipe do të ndihmojë Shkëndijën në Europë, ndërsa nga ana tjetër do të dobësoj edhe më shumë Vardarin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top