You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkëndija e Tetovës gati që të rrëmbejë yllin e Skënderbeut

Shkëndija e Tetovës gati që të rrëmbejë yllin e Skënderbeut

Dhuroi shumë emocione, një ndeshje tepër interesante ajo mes Skënderbeut dhe Laçit e luajtur mbrëmë në “Elbasan Arena”. Pavarësisht gjykimit, në fushë pati spektakël, raste dhe kartonë. Ajo që i duhet një takimi, por edhe në tribunë nuk mjaftuan ata që ne i quajmë “zbulues”.

Padyshim, jo për ndonjë emër të ri, por për të afirmuarin James Adeniyi. Sulmuesi i krahut të Skënderbeut ka qenë nën vëzhgim nga kampionët e kampionatit fqinj, Shkëndija e Tetovës.

Drejtues të Shkëndijës me në krye trajnerin Qatip Osmani kanë qenë në tribunë. Mes të tjerash ata kanë vendosur në qendër të vëmendjes futbollistë të ndryshëm, por më kryesori ka qenë nigeriani që ka bërë sezon të mirë te kampionët e Shqipërisë.

James Adeniyi e nisi karrierën në Ballsh te Bylisi, për t’u huazuar më pas te Tomori. Mandej mes polemikash kaloi te Laçi që e shiti për 100 mijë euro te Skënderbeu. Megjithatë, kudo ku ka qenë ai ka shkëlqyer dhe ka bërë më të mirën.

Ambiciet kanë qenë që ai të shitet jashtë Shqipërisë, por që e ka humbur shansin për t’u transferuar në një kampionat. Tashmë, kur edhe e ardhmja e korçarëve është në dyshim, ai pritet që të transferohet në Maqedoni, aty ku do të mund të luajë në eliminatoret e Champions League. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top