You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkëndija e Tetovës “Barcelona” e Ballkanit

Shkëndija e Tetovës “Barcelona” e Ballkanit

Në Spanjë nuk janë të “dëshiruar” por Barcelona dominoi kampionatin spanjoll këtë vit, gola dhe rekorde, katalunasit kanë historinë e tyre duke luftuar dhe në anën tjetër veç asaj sportive, duke vazhduar betejën për pavarësi të plotë nga Spanja.

E njëjta histori si ajo e Shkëndijës nga Tetova, ku kuqezinjët e Qatip Osmanit kanë dominuar kampionatin maqedonas edhe pse nuk janë aspak të “dëshiruar”.

101 gola të shënuar nga Shkëndija në 36 javë të kampionatit, 35 pikë më shumë se sa vendi i dytë Vardari, rekorde të jashtëzakonshme nga tetovarët që dje festuan me stil përpara 15.000 shikuesve titullin e dytë kampion në histori të klubit.

REKORDE – Shkëndija ka shënuar më shumë gola dhe ka pranuar më pak të tillë, klubi që u ndoq nga publiku si askush tjetër dhe me golashënuesit Besart Ibraimi 23 gola dhe Ferhan Hasani që mbajnë pozitën e parë dhe të dytë në listën e golashënuesve.

Shkëndija ka rast ideal për të fituar dhe trofeun e dytë këtë sezonë pasi që ditën e Mërkurë në Strumicë luan finalen e Kupës së Maqedonisë me Pelisterin që dje e demoloi 4:0 në Tetovë.

Nëse fiton Kupën automatikisht vendi i 4-të në tabelë një skuadër tjetër shqiptare FC Shkupi do marrë pjesë në kualifikimet për Liga Europa. Edhe një detyrë tjetër kombëtare për kuqezinjët e Tetovës. PËRPARA!

/Shqiperia.ch

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top