You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkëlqeu me Reims, në Francë e shohin Zenelin si biznes: E shet me 10 milionë euro!

Shkëlqeu me Reims, në Francë e shohin Zenelin si biznes: E shet me 10 milionë euro!

Arbër Zeneli është një prej lojtarëve me më shumë potencial tek skuadra dardanase. Merkaton e janarit ai arriti të transferohej në kampionatin francez tek skuadra e Remisit. Më parë ishte pjesë e ekipit të Herenvenit, ku nga ky klub u bë edhe i njohur falë nivelit të treguar në fushë. Gjurmët në “Ligue 1” kanë filluar të lihen menjëherë, ndërsa një gjë e tillë ndodhi pas atij asistit fantastik të dhënë ndaj Rennes.

Pikërisht për këtë transferim të goditur ka folur edhe menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Remisit, Laku, që e shikon kampionatin hollandez një mundësi e mirë për të bërë biznes dhe duke marrë shembullin e Zenelit. Në këtë prononcim të tij dhënë për “Footmercato”, ka theksuar se objektivi kryesor i Zenelit është që deri në fundin e sezonit të ambientohet me skuadrën dhe njëkohësisht të mësojë gjuhen frënge. Menaxheri i përgjithshëm i klubit francez të Remisit, i referohet edhe faktit se transferimi i Zenelit kushtoi rreth 3.5 milion euro, ndërsa tani kartoni i tij mund të shitet deri në 10 milionë euro.

“Zeneli është një futbollist i huaj që nuk e flet gjuhën frënge dhe duhet ta bëj një gjë të tillë. Do të ketë mundësinë e përshtatjes deri në 20 qershor. Holanda është mundësi e mirë për të bërë merkato. Përshëmbull një lojtar më këto statistika që ka Zeneli, shitet për 10 milionë euro, kur ne e morëm për 3.5 milionë”, tha Laku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top