You are here
Home > Bundesliga > Shkëlqen para 800 tifozëve/ Trajneri i Werder Bremen organizon testim të veçantë për Rashicën

Shkëlqen para 800 tifozëve/ Trajneri i Werder Bremen organizon testim të veçantë për Rashicën

Milot Rashica po i rikthehet lojës së bukur dhe gjendjes fizike të dikurshme pas një “pushimi” me vendim të trajnerit. Në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit gjerman, 22 vjeçari nuk është aktivizuar për asnjë minutë të vetme. Në shpjegimet që trajneri Kohfeldt jepte për Rashicën, ishtë se sulmuesi shqiptar nuk ishte në formën fizike të duhur si dhe nuk e mbronte topin në mënyrën e tij më të mirë. Pas “dënimit” me pesë ndeshje nga ana e trajnerit, Milot Rashica duket se i ka përmbushur detyrat e dhëna.

Trajneri i gjermanëve ka ndjekur ndeshjen e tij ndaj Ishujve Faroe duke vënë në dukje se sulmesi i përfaqësueses së Kosovës ka pasur ide të qarta përpara portës kundërshtare. Për ta parë nga afër këtë përmirësim, trjaneri ka organizuar një miqësore eknas për Milot Rashicën ndaj skuadrës së kategorisë së dytë, Armenia Bielefled. Padyshim Werderi e ka pasur të thjeshtë të fitojë përballë 800 spektatorëve në një fushë të vogël stërvitore. Në fitoren 2-1, trajnerit i është rikthyer buzëqeshja teksa shihte Rashicën me topin në këmbë.

“Fokusi im i stërvitjes me të ishte se biseduam për mënyrën se si sillet pas humbjes së topit dhe në vazhdimin e lojës. E kam këshilluar si të veprojë në këto raste. Ai I ka zbatuar mire detyrat që i kam dhënë, në këtë miqësore kishte një sjellje shumë më të mirë në mbrojtjen  e topit, ndryshe nga herët e fundit. Më vjen mirë ka arritur gjendjen fizike dhe është zgjuar”, tha Kohfeldt./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top