You are here
Home > Futboll Bota > Shkëlqejnë Xhaka & Mustafi / Notat e shqiptarëve në ndeshjen e sotme (FOTO)

Shkëlqejnë Xhaka & Mustafi / Notat e shqiptarëve në ndeshjen e sotme (FOTO)

Një ndeshje e çmendur sot për Granit Xhakën. Supergoli ndaj Nju Kasëllit ishte dhurata më e bukur që mesfushori mund t’i bënte vetvetës pas gjithë atyre kritikave. Në minutën e 49’ Xhaka zhbllokoi shifrat me ekzekutimin perfekt të një goditje dënimi nga jashtë zone. Loja e bukur dhe goli akoma më magjik, bëri që Xhaka të shpallet lojtari më i mirë i kësaj ndeshje, megjithëse në të njejtin vlersim me Ozil. Mesfushori shqiptar është vlersuar me notën 7.8, duke qenë edhe më i miri në repartin e tij.

Nga prapavija edhe Mustafi ka bërë një super paraqitje. Mrojtësi shqiptar është vlersuar me notën 7.2 duke lënë pas tre mbrojtësat e tjerë të Arsenalit, madje edhe vet sulmuesin Lakazet. Një dyshe fantastike ajo mes Xhakës dhe Mustafit të cilët kanë qenë padyshim protagonistët kryesor në ndeshjen e sotme. Arsenali luajti ndeshjen e tij të pestë këtë javë dhe renditet I shtati me 9 pikë./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top