You are here
Home > Kombëtarja > Shkarkimi i Panuçit largon edhe Guidarën, tashmë një mision më i vështirë

Shkarkimi i Panuçit largon edhe Guidarën, tashmë një mision më i vështirë

Të gjithë u çuditën në Shqipëri kur mësuan lajmin se Panuçi po kërkonte mbrojtësin e djathtë të Belgranos. Bëhej fjalë për Tomas Guidarën, që nuk njihej aspak nga shqiptarët. Por duke vëzhguar me vëmendje nivelin e treguar nga ana e këtij lojtari në Argjentinë, dilet në përfundimin se bëhet fjalë për një lojtar të nivelit të lartë.

Tashmë me shkarkimin e Panuçit, misioni i afrimit Guidara bëhet më i vështirë. Kjo pasi vetë futbollisti është shprehur disa kohë më parë, se tundohej nga emri i Panuçit që e kërkonte te Shqipëria. Pra duke parë historinë e këtij njeriu në futbollin europian, Guidara e mendoi një lëvizje të tillë. Megjithatë pak kohë më vonë, do të linte të nënkuptonte edhe një pritje të ftesës nga Argjentina.

Duke parë mënyrën sesi kanë rrjedhur gjërat te Shqipëria së fundmi, me largimin e Panuçit nga Kombëtarja, afrimi i lojtarit të Belgranos bëhet edhe më i vështirë. Gjithsesi, një çështje thelbësore që duhet të shtrohet, është nëse Shqipëria duhet apo jo të marrë një lojtar që ka origjinë të largët që i përket vendit tonë, por di pak rreth nesh dhe nuk e di gjuhën shqipe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top