You are here
Home > Futboll Bota > Shiriti në krahë tjetër, Xhaka flet si kapiten pas Çelsit: Ua thashë që ne ishim gati!

Shiriti në krahë tjetër, Xhaka flet si kapiten pas Çelsit: Ua thashë që ne ishim gati!

Arsenali ka fituar me rezultatin 2-0 takimin ndaj Çelsit, në takimin më të rëndësishëm të kësaj jave në “Premier League”. Një fitore me shumë vlera kjo për ekipin e topçinjve, që ka triumfuar pas golave të Lacazete dhe Koscienly.

Ky i fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, për të udhëhequr ekipin e Arsenalit. E nëse flasim për lojtarin idhull te tifozët, padyshim që ai është Granit Xhaka. Futbollisti shqiptar, si të ishte edhe kapiteni i skuadrës, menjëherë pas triumfit ka shkruar në rrjetet sociale: “Ua thashë që jemi gati”!

Pas kësaj fitore, Arsenali gjendet në vendin e 5, me vetëm 3 pikë larg Çelsit, vend ky që të siguron edhe pjesëmarrjen në “Champions League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top