You are here
Home > Bundesliga > Shihni kush u kthye! Meritan Shabani shënon në finale, Bajerni fiton Kupën

Shihni kush u kthye! Meritan Shabani shënon në finale, Bajerni fiton Kupën

Pasi kishim kohë që nuk dëgjonim thuajse asgjë rreth Meritan Shabanit, ishte momenti që lojtari shqiptar të rikthehej si protagonist. E ku më mirë sesa në finale që mund të ndodhte një gjë e tillë? Bajerni ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Zagrebit, duke marrë “Premier League International Cup”.

Kjo kupë është e veçantë, pasi marrin pjesë skuadrat elitare në gjithë Europën, duke i dhënë mundësi lojtarëve të rinjë që nuk kanë shumë hapësira në ekipin e parë. Dy herët e fundit ishte fituar nga Porto U-23, ndërsa e ka ngritur këtë trofe edhe Man City U-23 dhe Vijareali.

Meritan Shabani arriti të gjente golin e qetësisë në finale, duke i çuar shifrat në 2-0 vetëm në minutën e 90. Një festë e madhe e djemve të rinjë të Bajernit, që e tregojnë më së miri forcën e tyre edhe nëpërmjet rezervave në Europë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top