You are here
Home > Futboll Bota > “Shiheni, është mamaja”, spektakli i Tuchel përpara gazetarëve pas disfatës në “Champions League”

“Shiheni, është mamaja”, spektakli i Tuchel përpara gazetarëve pas disfatës në “Champions League”

Një disfatë si ajo e PSG-së në mbrëmjen e djeshme ndaj Liverpulit, nuk mund të linte një shije të mirë te francezët. Goli i pësuar në minutat e fundit, teksa mendohej se PSG e arkëtoi pikën e parë për këtë sezon në “Champions League”, ka sjellë keqardhje te të gjithë futbollistët, por mesa duket jo trajneri.

Ky i fundit është shfaqur në humor përpara gazetarëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes, teksa nuk ka munguar edhe spektakli. Gjatë momentit që trajneri i PSG-së po përgjigjej përpara gazetarëve, dikush ishte duke e telefonuar.

“Është mamaja, mund ta shihni”, është shprehur me humor Tuchel, duke e drejtuar telefonin nga të pranishmit në atë konferencë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top