Sherif Kallaku: “Pika jonë e fortë mbetet grupi, ndihet mungesa e Abazaj”

Në prag të ndeshjes me Sllovakinë, lojtarët e kombëtares U21 zhvilluan konferencën e rradhës për shtyp. Në ambjentet e sallës së konferencave në stadiumin “Elbasan Arena” për mikrofonin e gazetarëve kanë qenë pjesmarrës sulmesi Emir Sahiti dhe mesfushori Sherif Kallaku.

Në fjalën e tij mesfushori i Laçit shprehet se janë duke u përgatitur fort për ndeshjen e rradhës. Sherifi ka pohuar se Kombëtarja U21 i ka dhënë më tepër rendësi stërvitjes sesa njohjes apo analizimit të kundërshtarit. Në vijim mesfushori 21-vjeçar ka folur edhe për largimet nga grupi.

“Mungesa e Kristal Abazaj, Ramadanit, apo edhe e lojtarëve të tjerë ndihet pasi ishin pika të rendësishme për Kombëtaren U21. Megjithatë grupi i formuar mund të bëje dhe do përpiqet të bëjë po aq mirë sa mos të ndihen mungesat. Ne do të luajmë për të treguar vlerat tona dhe kjo është mjaft e rendësishme”- ka thënë Sherif Kallaku.

I pyetur për situatën e krijuar në Kombëtare dhe mbi pikat e forta, mesfushori i Laçit shprehet se atmosfera ka frymë pozitive. Ndërsa pika e fort qendron i gjithë grupi dhe puna në bashkpunim pasi nuk bëhen distancime mes individëve më të spikatur.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author