You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shënon sulmuesi që ideohej te Shqipëria, Llapi e mbyll me tenis me ekipin maqedonas

Shënon sulmuesi që ideohej te Shqipëria, Llapi e mbyll me tenis me ekipin maqedonas

Skuadrën e Llapit nga para pak kohësh e ka marrë në drejtim trajneri shqiptar nga Maqedonia, Xhengiz Rexhepi. Ndonëse kampionati në Kosovë nuk ka rifilluar ende, skuadrat respektive janë duke zhvilluar seanca intensive stërvitore dhe gjithashtu miqësore për të parë gjëndjen fizike të lojtarëve.

Edhe ekipi i Llapit ka zhvilluar një sfidë përgatitore, të cilën e ka luajtur përballë ekipit maqedonas të Gobleni, e cila ndodhet në kategorinë e dytë të kampionatit të vendit fqinj. Skuadra shqiptare arriti të fitonte me rezultatin tenistik 8-0, ku ajo çka ra në sy, ishte dhe forma e lartë të lojtarit Ahmed Jonuzi, teksa arriti edhe të shënonte.

Jonuzi para disa vitesh, cilësohej si një nga talentet e mëdha shqiptarë dhe veçanërisht kur ishte pjesë e grupmoshave të Kombëtares kuqezi, megjithëse karriera nuk rrodhi në mënyrën e duhur. Januzin ndoshta nuk e ka ndihmuar edhe fati disi, ndërsa tashmë është kthyer të luajë me ekipin shqiptar të Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top