You are here
Home > Kombëtarja > Shënon pas shumë ndeshjesh dhe nxjerr kundërshtarin nga fusha, më në fund…Sidrit Guri!

Shënon pas shumë ndeshjesh dhe nxjerr kundërshtarin nga fusha, më në fund…Sidrit Guri!

Sa shumë vështirësi për Sidrit Gurin, teksa trajneri i Ostendes kishte preferuar në kohët e fundit që shqiptari të qëndronte thuajse gjithmonë në stol.

Forma e tij jo e mirë, e sidomos mungesa e efektivitetit përpara portës, kishte sjellë që trajneri i skuadrës belge të mos i besonte më futbollistit të Kombëtares. Në ndeshjen e sotme të Kupës, atë ndaj Mouscron kishte vend për një përjashtim.

Guri u aktivizua nga minuta e parë dhe la gjurmë në atë barazim me rezultatin 2-2 gjatë 90 minutave, ndërsa pritet të luhet edhe shtesa. Fillimisht sulmuesi do të detyronte Diedheoun, mbrojtësin e Mouscron të dilte me karton të kuq pas një ndërhyrje tërësisht të gabuar ndaj tij. E në minutën e 79, sulmuesi shqiptar arriti të gjente edhe rrjetën pas shumë muajsh mungese. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top