You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shënon çdo dy ndeshje, Tahiraj kërkon Kombëtaren nga Sllovenia: Përse të mos jem edhe unë?

Shënon çdo dy ndeshje, Tahiraj kërkon Kombëtaren nga Sllovenia: Përse të mos jem edhe unë?

Françesko Tahiraj është një prej futbollistëve shqiptarë më në formë të momentit. Pavarësisht se emri i tij është dëgjuar pak në media, kjo për vetë kampionatin ku ai aktivizohet, në Slloveni, padyshim që është një futbollist për t’u marrë në konsiderat.

Sulmuesi 22-vjeçar që luan me Aluminj ka një statistikë mbreslënëse, teksa në 18 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon, ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë katër asist. Praktikisht, shqiptari arrin të shënojë thuajse në çdo dy ndeshje. Në një intervistë për “Supersport”, Tahiraj ka kërkuar edhe ftesën e kombëtares shqiptare, ndërsa më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të saj.

“Jam i lumtur me veten dhe ecurinë time në Slloveni. Renditem i dyti në listën e golashënuesve dhe normalisht që kjo më kënaq. Nuk është kampionat i dobët këtu në Slloveni, të jep mundësi të ecësh përpara. Por duhen bërë ndeshje të mira që të ecësh.

Kam shumë oferta nga jashtë Sllovenisë. Nuk ka emra konkrete, por më duan  në Poloni, Zvicër e Kroaci.” Normal që mendjen e kam te Shqipëria, është ëndërr fëmijërie të luajë. Duke parë se asnjë nuk ka statistika si unë, me 1500 minuta, nëntë gola e 4 asiste, pse jo të mos jem edhe unë? Do ishte një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh Tahiraj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top