You are here
Home > Kombëtarja > Shënoi para stadiumit të tejmbushur, Ismajli për kundërshtarët: I shkatërruam për 90 minuta!

Shënoi para stadiumit të tejmbushur, Ismajli për kundërshtarët: I shkatërruam për 90 minuta!

Para 17.000 spektatorëve është luajtur një takim me shumë rëndësi dhe vëmendje në kampionatin kroat, atje ku Hajduku i Splitit u përball me Lokomotivën e Zagrebit. Bëhej fjalë edhe për një “derbi shqiptarësh”, pasi Ismajli e Tahiraj, ishin përballë Uzunit dhe Kastratit.

Dy prej tyre ishin protagonist në fitoren e Hajdukut me rezultatin 2-1, teksa golit të Ismajlit i është kundërpërgjigjur menjëherë Uzuni. Më pas do të vinte edhe fitorja e vendasve, që tashmë e hedhin vështrimin më tepër nga Europa.

I emocionuar është parë në fundin e takimit Ismajli, ndërsa në një intervistë për mediat kroate u shpreh se kundërshtari i Lokomotivës është shkatërruar nga minuta e parë në të fundit.

“Ne kemi punuar shumë gjatë përgatitjeve dhe rezultatet e punës po shihen tashmë. Jam i gëzuar për golin, por akoma më shumë për fitoren. Tashmë na pret një tjetër ndeshje e vështirë ndaj Rijekës. Nuk ka rëndësi se kush shënon, por e rëndësishme është që të jemi si skuadër. Ne i kemi shkatërruar ata (Lokomtivën) që nga minuta e parë te e fundit dhe në fund festuam për diferencën e madhe që treguan”, u shpreh Ardian Ismajli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top