You are here
Home > Kombëtarja > Shënoi dhe më pas vrapoi drejt trajnerit, Armando Sadiku tregon arsyen

Shënoi dhe më pas vrapoi drejt trajnerit, Armando Sadiku tregon arsyen

Armando Sadiku ka arritur të gjejë golin në përballjen mes Deportivo La Korunjas dhe Malagas e mbyllur në shifrat 0-2. Realizimi i dytë do të vinte nga sulmuesi shqiptar në minutën e 87, për t’i dhënë qetësinë skuadrës që ndodhej në një moment shumë të vështirë dhe krize rezultatesh.

Menjëherë pas golit të realizuar, Sadiku ka shkuar për të festuar me trajnerin. I pyetur nga gazetarët se përse e bëri një gjë të tillë, futbollisti i Kombëtares është shprehur: “Është njeri i veçantë për mua. Ai gjithmonë më ka ofruar mbështetjen, në stërvitje dhe në ndeshje. Kjo është arsyeja se përse unë zgjodha të festojë me të”, ka thënë Sadiku.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top