You are here
Home > Futboll Bota > Shënja të mira për kapitenin e Shpresave, fiton besimin e trajnerit të Malagas

Shënja të mira për kapitenin e Shpresave, fiton besimin e trajnerit të Malagas

Ka shënja të mira për kapitenin e Shpresave, Keidi Bare. Ky i fundit duket se po fiton gjithmonë e më shumë besimin e trajnerit të Malagas.

Mesfushori shqiptar u morr në këtë sezon nga ekipi që luan në një kategori më poshtë në Spanjë, megjithatë duke mos i premtuar menjëherë ekipin e parë. Mjaftojnë pak ditë stërvitje dhe te Malaga kanë nisur të binden për aftësitë e tij.

Bare ka kryer gjatë këtyre ditëve stërvitje me ekipin e parë, ndërsa sipas lajmeve që vijnë nga mediat pranë klubit spanjoll, duket se po përshtatet në mënyrën e duhur te Malaga. Tek ky futbollist shihet edhe e ardhmja e Shqipërisë, pasi mjafton t’iu përmendim faktin se ka dalë nga akademia e Atletiko Madridit dhe për pak kohë ka qenë edhe në trajnimin e Diego Simeones. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top