SHBA, masakër në aeroportin e Floridës; 5 të vdekur

Një person i armatosur hapi zjarr këtë të premte në aeroportin “Fort Lauderdale” të Floridës, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 8 të tjerë.

Sulmi shkaktoi panik tek udhëtarët, shumë prej të cilëve dolën me vrapë nga kompleksi aeroportual.

Autori i sulmit u arrestua pak pas sulmit, por autoritetet nuk dhanë detaje mbi motivet e mundshme të veprimit të tij, të ndodhur në terminalin 2.

Aeroporti pezulloi menjëherë operacionet, derisa forcat e rendit morën nën kontroll situatën dhe ekipet e emergjencës mbërritën për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Presidenti Barack Obama u njoftua për të shtënat nga këshilltari i tij për sigurinë kombëtare. Ndërkohë, kryetarja e bashkisë së Kontesë Brouard, Barbara Sherif konfirmoi për CNN se agresori është arrestuar dhe se është nën mbikëqyrjen e policisë.

/ Top Channel

About the author