You are here
Home > Futboll Bota > Shaqiri nuk duhet ta shfrenojë fanatazinë, kohë pushimesh te Liverpuli

Shaqiri nuk duhet ta shfrenojë fanatazinë, kohë pushimesh te Liverpuli

Totenhemi dhe Liverpuli janë përplasur në ditën e sotme, në një takim që kishte marrë vëmendjen e gjithë tifozave të kampionatit anglez.

Përballë njëra-tjetrës ishin dy ekipe të cilat pretendojnë titullin kampion dhe kjo nuk duhej të anashkalohej. Liverpuli ka fituar me rezultatin 1-2, ndërsa Klop tregon edhe njëherë cilësitë e tij në transformimin që i ka bërë ekipi anglez.

Përpara pak ditësh, futbollisti me origjinë shqiptare, Shaqiri, i ka hapur “luftë” konkurrencës te skuadra angleze, duke u shprehur se nuk kishte mbërritur në Angli për pushime. Megjithatë, Shaqiri nuk duhet ta shfrenojë fantazinë, por duhet të kalojë një periudhë sa më bukur te Liverpuli.

Nëse Shaqiri aktivizohet si titullar, atëherë kjo do të thotë se njëri prej Sane-Firmino apo Salah, do të ulej në pankinë. Për momentin kjo ështe e pamundur, e nëse bëhet e mundur, atëherë do të jetë për ndeshje jo të rëndësishme. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top