You are here
Home > Kombëtarja > Shansi i artë i shqiptarëve në “finalen” e Entelës, e konfirmon trajneri i skuadrës

Shansi i artë i shqiptarëve në “finalen” e Entelës, e konfirmon trajneri i skuadrës

Entela është duke luftuar për mbijetesën në Serinë B dhe aktualisht renditet në zonën e ftohtë, Në këtë ekip aktivizohen edhe dy futbollistët e Kombëtares, Naser Aliji dhe Azdren Lullallaku.

Për futbollistët shqiptarë hapësirat kanë qenë të pakta në ndeshjet e fundit, duke i nisur ndeshjet shpeshherë nga stoli. Nga ana tjetër për Entelën mbeten edhe tre finale nga fundi i kampionatit dhe një prej tyre do të luhet në ditën e nesërme, përballë ekipit të Salernitanës.

Në një intervistë për “Tuttoentella.com”, trajneri i ekipit, Alfredo Aglietti është shprehur:”Unë nuk e di nëse mund të konsiderohet si diçka pozitive fakti se kundërshtari ka 48 pikë dhe është i qetë në renditjen e këtij kampionati. Megjithatë ne do të provojmë të fitojmë të paktën dy takime nga fundi, që të mbijetojmë në Serinë B. Nuk do të jetë e lehtë, por ne i kemi të gjitha cilësitë për ta provuar këtë gjë në fushën e lojës.

Ndaj Salernitanës do të luajmë në një fushë të madhe dhe për këtë arsye do na duhen disa futbollistë me energji të reja fizike dhe psikologjike. Do të ketë disa ndërrime, megjithëse nuk mund të zëvendësojë të gjithë 11-shen time”, është shprehur Aglietti duke i hapur rrugën aktivizimit të Llullakut dhe Alijit, që takimin e fundit e kanë nisur nga stoli. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top