You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shalandi jep spektakël: Ej, merre pak më qetë. Na vënë kushte lojtarë me 3 pashaporta

Shalandi jep spektakël: Ej, merre pak më qetë. Na vënë kushte lojtarë me 3 pashaporta

Kosova do të luajë dy takime të rëndësishme në muajin nëntor sa i përket “Ligës së Kombeve”, teksa fillimisht do të përballet me Maltën, e për t’u ndeshur më pas me Azerbajxhanin.

Dy takime me shumë rëndësi këto për djemtë e Shalandit, që kanë shanse të mëdha për t’u kualifikuar më tej, si të parët e grupit ku ndodhen aktualisht. Në konferencën e sotme për shtyp, tekniku zviceran ka dhuruar spektakël, duke rrëfyer gjithçka dhe duke folur për të gjitha çështjet e aq shumë diskutuara në kohët e fundit.

“Mendoj se në situata të tilla nuk vendos lojtari. Jemi në Kosovë dhe familjarët janë ata që vendosin. Në këto raste familja dhe menaxheri i lojtarit janë një. Po për t’u rikthyer në rastin e Ismajlit, ishte Vokrri që shkoi në Kroaci dhe më tha që Ismajli do të luajë për Kosovën, kjo ishte diçka e vendosur. Ne kemi lojtarë me tre pashaporta dhe që thonë:

“Në rregull, unë nëse nuk luaj këtu do të shkoj te Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Zvicra apo një vend tjetër”.

Ndonjëherë duhet t’i lutemi lojtarëve për të ardhur te ne, por me një kualifikim të mundshëm, gjërat do të ndryshojnë.

Kjo ishte situata e Ismajlit. Në mendimet e mia ai do të ishte pjesë e Kosovës A në shtator dhe ashtu ndodhi. Por unë do e përdorja vetëm në rastin e emergjencës. Duke parë se futbollisti nuk kishte asnjë minutë të vetme loje në klub, e dërgova te U-21 që të kishte mundësinë e aktivizimit atje. Nuk është në filozofinë time ta fus lojtarin 1 minutë në fushë dhe ta bllokoj për Kombëtaret e tjera.

Në tetor ndodhi e njëjta gjë, unë e ftova që të vinte me ne të stërvitej, sepse nuk kishte asnjë minutë në klub, ndërsa ndeshjet e Kosovës U-21 do të ishin pas takimeve tona. Ai nuk pranoj. Përse? Arsyen e gjeni ju.

Sa i përket të ardhmes kemi lojtarë të rinjë interesant si Muslija, Shabani, Rexhbecaj. Ne duhet të presim dhe të tregohemi të duruar se kë mund të zgjedhin ata mes Gjermanisë, Zvicrës dhe Kosovës, e të qëndrojmë gati për të sulmuar

Të gjithë duhet ta pranojnë Kosovën, e jo që babai të vijë e të thotë: “Djali im vjen te ju, vetëm nëse luan. Ej, merre pak më qetë”. Nëse kërkoni të vini te ne, duhet të kaloni nga U-21”, u shpreh Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top