Serbë, nuk mund të fusni në kafaz Shqiponjën!

Opinion nga Anton Cicani

14 tetor 2014… Në shtëpinë e “hasmit” (Beograd), një dron fluturon mbi kokën e futbollistëve, teksa kombëtarja kuqezi po masakrohej me thirrje nacionaliste, mesazhe raciste dhe një arbitër anglez (Atkinson) kishte vendosur tapa në veshët e tij…

Dikush e drejton atë dron, por sidomos dikush shënon golin e historisë, ai “autochthonous” që edhe sot është makthi më i keq në gjumin e serbëve. Ai moment do të jetë pasaporta jonë drejt Europianit. Ai moment do të nderojë figurën e De Biazit në përjetësi. Por, sidomos, ai moment na bëri të qajmë përpara tv, duke festuar deri në agim.

Ishte flamuri i Shqipërisë së Madhe, asaj që i janë druajtur gjithmonë të ashtuquajturat Fuqi të Mëdha. E ndërsa përpara pak ditësh, në stadiumin e Crvena Zvezdës koreografia e turpshme e Serbisë së Madhe përfshinte Kosovën dhe Metohinë, askush s’ka lëvizur ende një gisht dhe, vështirë që do të ketë dënim shembullor… Atyre i lejohet çdo gjë, Ballistit jo. Që pas asaj që ngjau atë natë, ai u bë personi më i kërkuar nga autoritetet serbe, që ëndërrojnë dita ditës ta kenë në një “pjatë të argjendë”.

E kanë shumë afër, pasi ndodhet në Kroaci. Kërkojnë ekstradimin e tij, por ashtu sikurse droni i erdhi nga qielli, ashtu do ta kenë të vështirë të mund të arrijnë një shqiponjë, duke e futur në kafaz… Sepse, Morina s’është vetëm! Jo më, jo tani…

Ose, na ktheni mbrapsht në kohë, nuk e duam Europianin, nuk duam kurorat e De Biazit, apo shfaqjen e politikës duke marrë “shiritin e kapitenit” dhe politizuar gjithçka.

/Sportekspres

About the author