You are here
Home > Legjionarët > Sarri-Chelsea, katër vite kontratë dhe… Hysaj

Sarri-Chelsea, katër vite kontratë dhe… Hysaj

Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Chelsea-it dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orës. Menaxherët e tij janë në Londër dhe po diskutojnë detajet e fundit të kontratës, që do ta lidhë trajnerin me klubin anglez për katër vitet e ardhshme. Rroga e tij do të jetë 6 milionë euro në sezon.

Pas zyrtarizimit do të jetë koha për merkaton, e cila do të jetë shpërthyese. Sarri do të kërkojë të marrë disa nga Napoli disa nga të besuarit e tij. Mes këtyre është edhe mbrojtësi i kombatëres shqiptare, Elseid Hysaj, i cili ka kërkuar të shitet në Angli (ku ndiqet edhe nga United).

Klauolza e tij është 50 milionë euro, një shumë që do ta lumturonte presidentin De Laurentiis, i cili po ndjek Cancelo dhe Vrsaljko. Një tjetër ish-lojtar i Sarri-t, që mund ta ndjekë këtë të fundit në Premier League, është Gonazlo Higuain, me Juventus që mund ta përfshijë argjentinasin në operacion Morata, për të ulur çmimin e spanjollit.

/Telesport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top