Salihi në krye i vetëm, ish-kuksiani Rangel i fundit

Moment i artë për Hamdi Salihin, sepse shkodrani e ka nisur në mënyrë fenomenale sezonin e ri.

Tashmë pjesë e Viner Nojshtat në Erste Liga, divizioni 2 në Austri, Salihi është që tani në krye të renditjes, me pikë të plota pas 4 ndeshjesh.

Sot Viner Nojshtat mposhti 1-0 Hartbergun, skuadër që kishte pësuar vetëm një gol këtë sezon. Salihi nuk shënoi, por ishte pikë referimi për të tijtë, në një ndeshje mjaft taktike dhe me skuadra të përqendruara te faza mbrojtëse.

12 pikë, golaverazh 8-2, 3 gola Salihi, më mirë nuk ka ku të shkojë.

E kundërta vlen për brazilianin Rangel, ish-sulmuesin e Kukësit, i cili këtë verë ka shkuar te Kapfenbergu. 4 ndeshje titullar, por ende asnjë gol për kampionin e Shqipërisë, i cili nuk po shpërthen as në Austri dhe ndërkohë Kapfenbergu është i fundit, me vetëm një pikë në 4 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

About the author