Salah pushton Premier League, lë pas rekordin e Ronaldos dhe Suarez – SHQIPËRIA.CH

Që kur u transferua nga Roma për në Angli, të gjithë filluan të flisnin për të, dhe jo më kot. Mohamed Salah ka dëshmuar ndeshje pas ndeshje që meriton të quhet “Mbreti” i Anglisë.

Sulmesi egjiptian ka lënë gjurmë në çdo ndeshje, duke thyer edhe disa rekode personale. Por sot Salah ka lënë pas emra të rendësishme të futbollit europian si Kristiano Ronaldo, Luiz Suares si dhe Shearer.

Bomberi i Liverpulit kryeson listën e golave në Premier League me 31 të tillë. Po aq gola kanë shënuar edhe Ronaldo e Suarez në kohën kur kanë luajtur në Angli. Me dallimin e vetëm se ata një rekord të tillë e kanë arritur përgjatë gjithë sezonit.

Kështu Salah barazon rekordin e yjeve të futbollit dhe ka shancin e artë që ta tejkaloj këtë rekord duke qenë se Liverpul ka ende edhe tre ndeshje deri në fund të kampionatit. Nëse kjo ndodh, atëherë Anglia do të ketë një “Mbret” të ri në fronin e Premier League.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author