You are here
Home > Kombëtarja > Sadiku i vendos vulën “telenovelës”: Kush është Durmishaj? Ku të gjej si Uzuni e Grezda

Sadiku i vendos vulën “telenovelës”: Kush është Durmishaj? Ku të gjej si Uzuni e Grezda

Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme pas grumbullimit të parë te Kombëtarja, është shfaqur Eros Grezda dhe Armando Sadiku. Të dy futbollistët dhe fjalët e thëna nga ana e tyre, janë pasqyruar nga ana e “Shqiperia.ch”.

Por detaji që bënte diferencën në këtë dalje të Kombëtares, është reagimi i Sadikut kur pyetej për Durmishajn. Ky i fundit cilësohej edhe si një lojtar që mund të konkurronte denjësisht sulmuesin e Luganos, megjithëse zgjodhi të shkonte me Greqinë.

“Unë as që e di se kush është Durmishaj. Kam lexuar vetëm disa informacione rreth tij. Lojtarë si Uzuni, Grezda dhe Roshi ku t’i gjejë, pasi arrinë të japin pasime vendimtare në çdo ndeshje. Uzuni së fundmi ka arritur të bëj ndeshje shumë të mira”, ka thënë Sadiku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top