Sadiku dhe Kukeli në stol dhe në ligën e dytë

Klubi i Zurih sot mori fitoren e 6 rradhazi në Challenge League, ndeshjen e luajtur në shtepi kundër klubit të Kiasos të cilën e fitoi me rezultatin minimal 1-0.

Zurih kryeson tabelen me 19 pikë të grumbulluar, mbas 6 fitoreve dhe vetem 1 barazimi. Klubi zvicerian ku aktivizohen Burim Kukeli dhe Armando Sadiku synon rikthimin ne Superligë, elitën e kampionatit Zvicerian.

Në takimin e sotëm të zhvilluar kundër Kiasos dhe të fituar me shifrat 1-0 nga Zyrih, Sadiku dhe Kukeli e filluan ndeshjen nga stoli. Mesfushori u aktivizua në minutën e 76 kurse sulmuesi në minutën e 84.

Sadiku shenoi në ndeshjen e fundit te Kombëtares Shqiptare në fitoren kundër perfaqsueses së Maqedonisë, si dhe eshte golashenuesi më i mirë i skuadrës zviceriane me 4 gola te shenuar.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply