Sa shumë yje për…1 Pikë, Kosovë!

Nga Vojvoda tek… Celina, Berisha, Nuhiu e për ta mbyllur me yllin në futbollin hollandez, Milot Rashicën.

Yjet e Kosovës nuk kanë fund, por nuk ishte e thënë të ndriçonin në eleminatoret e botërorit të Rusisë.

Kuptohej, hera e parë që Kosova u pranua të merrte pjesë në këto eleminatore nuk mund të sillte rezultate shumë të larta, por edhe deri këtu duket pak e tepërt, pak kush do e kishte imagjinuar më parë diçka të tillë.

10 ndeshje për 1 pikë të vetme të marrë në Finlandë. Nisi jo me pak bujë eleminatorja e Kosovës, teksa ndalin në transfertë ndeshjen e parë Finlandën.

Kuptohej që nuk mund të flitej e diskutohej për kualifikim në këto eleminatore, por duke parë kundërshtarët mund të merrej më shumë, shumë herë më tepër.

Interesi i mediave vendase dhe atyre europiane nisi të rritej derisa 9 humbje të tjera rradhazi pasuan njëra-tjetrën për ta përmbyllur në mënyrën më të keqe debutimin.

Kjo Kosovë mund të ketë emra të mëdhenj por vitet mbi supe e bëjnë atë shumë të vogël, mikroskopike aqsa kombëtaret e tjera e kanë të lehtë ta mposhtin megjithëse në kushte të tjera, sigurisht që do të flitej ndryshe.

Kosova do kohën, për momentin është kundër saj!

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author

GALERIA