You are here
Home > Bundesliga > Sa shumë pritje dhe mungesë fati, Amir Abrashi bëhet gati të kthehet në Bundesligë

Sa shumë pritje dhe mungesë fati, Amir Abrashi bëhet gati të kthehet në Bundesligë

Amir Abrashi bëhet gati të rikthehet në fushën e lojës. Mesfushori shqiptar ka lënë pas periudhën më të errët të karrierës, që e la jashtë futbollit për shumë kohë. Ai dëmtim i pësuar i kushtoi së tepërmi Abrashit, që tashmë do të rikthehet me Freiburgun.

Një gjë të tillë e bëri që në janar në ndeshjet miqësore e përgatitore, madje duke shkëlqyer menjëherë me ekipin gjerman. Gjithsesi, trajneri i Freiburgut vendosi që Abrashi t’i bashkohej U-21 fillimisht, derisa të merrte formën fizike të duhur.

Ndoshta është ky momenti, që mesfushori shqiptar të grumbullohet për herë të parë pas kaq shumë kohësh në Bundesligë. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, Abrashi mund të shihet në pankinë për takimin ndaj Shalkes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top