You are here
Home > Futboll Bota > Sa shumë lumturi për Shqipërinë, nga Zvicra na vjen edhe “ASI” nën mëngë i De Biazit

Sa shumë lumturi për Shqipërinë, nga Zvicra na vjen edhe “ASI” nën mëngë i De Biazit

Takimi i Shqipërisë me Turqinë dhe zbritja në fushën e lojës si protagonist nuk është edhe shumë larg, për kuqezinjtë që kanë gjithë vëmendjen dhe njëherë te tifozët tanë. Ndryshe nga takimet e shkuara, atje ku kemi dështuar në rezultate, këtë herë grupi duket të jetë i plotë dhe nuk ka më asnjë mungesë të vetme.

Përtej taktikave të Panuçit, padyshim që kuqezinjtë nuk e kishin luksin të luanin pa disa lojtarë kryesorë. Sadiku dhe Abrashi janë kthyer të stërviten me ekipet e tyre pas një kohe të gjatë, por nuk mbaron këtu. Të gjithë tifozët ndoshta e kishin harruar emrin e tij, aq i gjatë ka qenë dëmtimi, por Burim Kukeli është kthyer në stërvitje.

Mesfushori shqiptar ka lënë pas peripecitë, duke u stërvitur me grupin e plotë te Sioni, gjatë përgatitjeve që po zhvillohen në Turqi për vazhdimin e kampionatit. Ky lojtar ka vuajtur nga një dëmtim që e la gjatë jashtë fushës së blertë, ndërsa do të jetë i gatshëm ndaj Turqisë në mars. Në kohën e De Biazit, Kukeli ishte një nga të paprekshmit, ndërsa loja e tij bënte diferencën në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top