You are here
Home > Futboll Bota > Ruleta nuk të fal Berisha i rikthehet vuajtjeve te Atalanta, i kujtojnë edhe gafën me Dortmundin

Ruleta nuk të fal Berisha i rikthehet vuajtjeve te Atalanta, i kujtojnë edhe gafën me Dortmundin

Brenda skuadrës së Atalantës kohët e fundit është krijuar një dilemë, përsa i përket çështjes se cili midis portierëve do të jetë titullarë, Etrit Berisha apo Golini. Trajneri Gasperini, në fillim vendosi që titullarë do të jetë ai portier që i bie “ruleta”, për shkak se konkurenca i bënë mirë të dy portierëve të Atalantës.

Në  tre sfidat e fundit që skuadra e bluzinjëve ka zhvilluar në kampionatin italian, për fatin e mirë të portierit shqiptar, situata ishte në favor të Berishës. E megjithatë, në përballjen e fundit që Atalanta zhvilloi në kampionat, mori një fitore shumë me vlerë kundër Interit, me rezultatin 4-1. Ekipi i Bergamos e pësoi golin e vetëm në këtë ndeshje për faj të Berishës, teksa ky i fundit gaboi në pasin e dhënë, ku për pasojë Atalanta pësoi golin e vetëm të këtij takimi.

Të pësosh ndërsa kundërshtarit që nuk e ka krijuar ende rastin e parë të rrezikshëm në portën tënde, kjo ishte situata që kaloi Etriti ndaj zikaltërve, ndërsa “ruleta” nuk të fal në situata të tilla. Ndërkohë që portierit shqiptar i kanë kujtuar së fundmi në Itali edhe gafën e bërë ndaj Dortmundit, duke i falur në sezonin e shkuar gjermanëve një gol në “Europa League”, falë pasigurisë së tij.

Sipas “Calcioatalanta.com”, mendohet se Etrit Berisha e ka humbur sërisht besimin e trajnerit Italian të Atalantës, teksa flitet që në sfidën e rradhës kundër Empolit që do të ketë Atalanta, pritet që nga minuta e parë të rikthehet sërish portieri Golini. Pavarësisht fitores së thellë të realizuar kundër zikaltërve të Milanos, Berishës duket se nuk i ka kaluar lehtë ajo gafë e bërë në fundjavën e shkuar. Ndërkohë Gasperini ka 10 ditë në dizpozicion për të vendosur zgjedhjen e tij përfundimtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top