You are here
Home > Futboll Bota > Rrënqethëse/ Kushuriri ia tregon me fjalë, tifozi i verbër ka Liverpulin si dritën e jetës (VIDEO)

Rrënqethëse/ Kushuriri ia tregon me fjalë, tifozi i verbër ka Liverpulin si dritën e jetës (VIDEO)

Mike Kearney do të ishte tifozi që do të merrte vëmendjen e gjithë Europës, në dhjetorin e vitit 2018. Teksa Liverpuli, skuadra e tij e zemrës ndeshej me Napolin, kamera do të fokusonte tifozin e verbër që festonte si i çmendur për golin e Muhamed Salah.

Këtë herë është vetë klubi i anglezëve që i kushton vëmendje të veçantë këtij tifozi, duke ndjekur gjithçka nga reagimi i Kearney. Në stadium shkon gjithmonë me kushuririn, Stephen Garcia, që ka për të detyrë t’i përshkruaj të gjitha ato që ndodhin në fushën e lojës. Përjetimi mbetet i njëjtë nga të dy, madje kjo mund të shihet lehtësisht edhe në përballjen e fundit të kampionatit ndaj Wolvesit. Padyshim video që do të shihnin më poshtë është rrënqethëse, me Mike Kearney që dritën e vetme të jetës ka një ekip futbolli, Liverpulin… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top