You are here
Home > Futboll Bota > Rregulli që vendosi Guardiola për ndeshjen e fundit: Mos e hapni telefonin të shihni Liverpulin!

Rregulli që vendosi Guardiola për ndeshjen e fundit: Mos e hapni telefonin të shihni Liverpulin!

Kampionati anglez dhuroi shumë emocione në ditën e fundit, atje ku në dy takime po luhej edhe gjithë titulli. Liverpuli do të ndeshej në shtëpi ndaj Ëolvesit, ndërsa Manchester City udhëtonte në transfertë ndaj Brightonit.

Kështu, nëse qytetarët do të gjenin fitoren, atëherë gjithçka do të ishte e mbyllur në “Premier League”. Ashtu edhe ndodhi, por me një ndryshim të madh mes Liverpulit dhe Manchester Cityt. Nëse nga ana e tifozëve dhe stafit të Liverpulit ishte mëse normale të mbahej telefoni në dorë për të parë rezultatin e takimi tjetër, kjo nuk ndodh te kampionët anglez. Pep Guardiola vendosi rregullin që askush nuk duhej të interesohej për rezultatin e Liverpulit: “Nuk duhet askush që të jetë me telefon në dorë. Nëse ne e bëjmë punën tonë, atëherë gjithçka shkon në rregull”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top