You are here
Home > Futboll Bota > Rregulli i çuditshëm në Greqi, Migjen Basha zgjodhi vetë të mungonte në kampionat

Rregulli i çuditshëm në Greqi, Migjen Basha zgjodhi vetë të mungonte në kampionat

Migjen Basha është një nga futbollistët më veteran dhe më të rëndësishëm të Kombëtares tonë. Ai aktualisht është pjesë e skuadrës së Arisit, teksa me këta të fundit Basha konsiderohet si një futbollist kyç i projektit.

Në kampionatin grek ekziston një rregull i veçantë, ndryshe nga kampionatet e tjera përsa i përket pezullimit të futbollistëve për shkak kartonash. Në Greqi, në qoftë se një lojtar plotëson numrin e caktuar të kartonëve, në sfidën pasardhëse ai nuk pezullohet, por e vendos vetë futbollisti se në cilën përballje do të shlyejë dënimin. Basha mungoi në përballjen e pak javëve më parë, sfidë kjo që u fitua nga Arisi i Selanikut me rezultatin 1 me 0.

Këtë fundjavë mesfushori i Kombëtares tonë, pritet të rikthehet n fushën e lojës me klubin e tij grek, ku sipas mediave greke, Basha po planifikohet si titullarë në përballjen që ka ekipi i tij i Arisit kundër AEL Larisës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top