You are here
Home > Kombëtarja > Rrëfimi i tifozit Kuq e Zi/ Për ne ndeshja fillon një muaj para, jo sot….

Rrëfimi i tifozit Kuq e Zi/ Për ne ndeshja fillon një muaj para, jo sot….

Flitet gjithmonë për lojtarin e dymbëdhjetë. Për shpirtin e një lojtari që mbledh +1.000 trupa, për të krijuar një zemër të vetme. Qëllimi është Kombëtarja, djemtë në fushë dhe mbështetja pakurrfarë shpërblimi. Konsensusi bëhet me vetveten, me asnjë kundërshtar, me asnjë faktor të jashtëm apo të brendshëm që ka për qellim të përpiqet të cënojë ngjyrat e flamurit. SABITI, ikona e tifozave kuq e zi nuk ka munguar askund. Ka qenë si brenda dhe jashtë trojeve. 

Në shi e në borë, në të ftohtë e në të nxehtë, brohërima, jehona kuq e zi nuk është ndalur përpara askujt. Nuk ka arsye që këta djemë i ndalë, ata janë aty, janë me një zemër e me një shkëlqim në sy që askush nuk ua njeh. Fundja, askush nuk mund t’i kuptojë nëse nuk janë pjesë e tyre. Përgjatë një muaj përgatitet koreografia, nxirren tekste të reja këngësh, organizohen takime dhe mbi të gjitha mendohet sesi mbështetja e tyre mos të rresht kurrë. Flenë dhe zgjohen me të njejtat mendime, ndërsa sot do të nxjerrin rezultatin.

Ashtu siç Panuçi përgatit të tijët, ashtu edhe këta lojtarë zhvillojnë seancat e tyre. Qendrohet gjatë në mbledhje, në provat e organizimit saqë “lodhja” lodhet me palodhësinë e tyre. Nuk është lojë fjalësh, është fakt. Nëse jeni kurioz, sot në ditën e ndeshjes, “Shqipëria.ch” po ju sjell rrëfimin e njërit prej tyre. Sakrifica dhe mundi i tyre nuk matet, por shpërblehet kur topi përfundon në fundin e rrjetës e për të brohoritur një zëri: “GOOOOL” 

 

“Për ne organizimi fillon me përpara se Panucci të mbledh çunat dhe mbaron kur lojtarët i kanë hipur avionit për tek ekipet që luajnë. Kemi 2-3 jave lodhje me përgatitje e diskutime por në fund fitojmë ne (tribuna). Sidoqoftë rezultati në fushë ne do të jemi gjithmonë aty veç për kombëtaren dhe pa shikuar me kë kundërshtar kemi përballë. Ne nuk shohim ndeshjen në stadium. Nuk qendrojmë ulur. Nuk vijmë për të bërë foto. Ne shohim njeri-tjetrin e ja nisim këngës. Ne qendrojmë në këmbë po aq sa çunat tanë. Në stadiumin dhe ngjyrat i ruajmë në zemër e jo në telefon. Kemi bërë mijra kilometra. Sabiti ka kaluar oqeane fusha apo male, rrugë të lodhshme, transferta të rrezikshme, me të vetmin qellim,  t’u qendrojmë lojtarëve pranë. Ata nuk janë ndjer kurrë vetem. Nëse doni më tepër nga ne, nuk jua përshkruajmë dot me fjalë, ejani sonte në sektorin tonë dhe përjetoheni. Ne jemi TIFOZAT KUQ E ZI

#PERJETESISHTmeTyShqipëri.”- mbyll rrëfimin anëtari i TKZ./Shqipëria.ch/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top